Policia e Kosovës nga fillimi i këtij viti ka identifikuar 77 raste të fëmijëve lëmoshëkërkues.
Këta fëmijë nuk janë nga Kosova, ata sipas PK-së vijnë nga Shqipëria.
“Si rezultat i veprimeve policore në trajtimin e këtyre rasteve në tremujorin e parë të vitit 2022 janë identifikuar 77 fëmijë kërkues lëmoshe, ku pas identifikimit sipas detyrës zyrtare ftohen zyrtarët e QPS-s dhe ata i trajtojnë me tutje. Të njëjtët janë nga qytete të ndryshme brenda Kosovës, por një numër i tyre janë edhe nga Shqipëria”
E në Qendrën për Punë Sociale në rajonin e Prishtinës thonë që numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë po rritet vazhdimisht.
Kësisoj drejtori i kësaj qendre ka një apel për qytetarët.
Edhe qytetarët kanë një apel për institucionet.
Por në këtë rast për institucionet.
Ndërkohë në Koalicionin e Organizatës Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF thonë se kanë një pistë tjetër për këtë çështje.
“Aktualisht në Kosovë ekziston vetëm një qendër ditore ku ofrohen shërbime për fëmijët që janë në situatë rruge, kjo qendër është bërë nga organizata anëtare KOMF, Terr dez Home në bashkëpunim me komunën e Prishtinës,ku është një qendër që fëmijët mund të shkojnë gjatë ditës dhe të ushqehen, dhe po ashtu të marrin shërbime të ndryshme arsimore”, thotë Loreta Keqekolla – zyrtare për Komunikim dhe Avokim në Koaliconin e OJQ-ve për Mbrojten e Fëmijëve.
Ditë më parë Policia e Kosovës zhvilloi një plan operativ, ku identifikoi fëmijë që kërkonin lëmoshë në kryeqytet.
Për këtë ndaj 16 personave ngriti kallëzim penal.