Një numër i madh tërmetesh të fuqishme janë shënuar në zona të ndryshme të globit gjatë ditëve të fundit duke rritur shqetësimet e ekspertëve për një shtim të aktivitetit të lëvizjes së pllakave tektonike.
Dy ditë më parë, ishujt Tonga u goditën nga një tërmet me magnitudë 7.3 të shkallër Rihter, e cila konsiderohet tepër e madhe në kushte normale.
Ndërkohë, një tjetër tërmet i fuqishëm u shënua sot teksa ishujt Fiji u goditën nga një lëkundje 7 të shkallës Rihter.
Tërmete të tjera me magnitude të mëdha, por jo kaq të fuqishme sa të parat kanë goditur edhe zona të tjera të globit duke bërë që konspiracionistët të nisin të hedhin dyshime për shkakun e vërtetë të tyre, kurse disa besimtarë të besimeve të ndryshme janë të bindur se shtimi i tërmeteve është një paralajmërim për afrimin e fundit të botës.