Jo shteti armiq bizneset, ka thënë kandidati për kryeministër i Lidhjes Demoratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në një kompani në Gjakovë.
Abdixhiku për kompaninë në fjalë tregoi se prodhojnë në Kosovë e eksportojnë jashtë, e kësisoji ulin deficitin tregtar të vendit krahas edhe asaj që punësojnë mbi 200 punëtorë.
“Këta janë patriotët modern të vendit”, shlroi Abdixhiku,
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie – edhe një shembull i qartë i shpirtit sipërmarrës dhe inovativ të popullit tonë!
Prodhon në Kosovë.
Eksporton jashtë
Ulë deficitin tregtar!
Punëson 200 punëtorë!
Këta janë patriotët modern të vendit! Prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset!
Sektori privat është motorri i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë. Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari.
Bashkë, do ta sjellim ndryshimin që vendi ynë e meriton!
Bashkë do të ecim në Rrugën e Re!
Bashkë do ta bëjmë Kosovën!