Pas rrëfimit të familjes Tahiri për gjithë kaosin e krijuar mes tyre dhe familjes Hyseni lidhur me të drejtën për pronë, Kiks Kosova u nis drejt kësaj të fundit.
Vetëm pak minuta distancë bënte rruga nga shtëpitë e dy familjeve.
Pak më në thellësi të fshatit Bibaj në Ferizaj, ishte shtëpia e kushërinjve dhe toka që familja Tahiri po kanë konflikte se kujt i takon, raporton Kiks Kosova.
Oda e lisi i përmendur nga rrëfimet e së kaluarës kanë mbetur akoma dëshmi në atë parcelë.
Megjithatë, historia po tregohet në dy versione krejt të ndryshme.
Kiks Kosova ra në kontakt me njërin nga anëtarët e familjes Hyseni, por ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.
Prapa saj, anëtarë të familjes Hyseni thanë se kjo punë ka marrë fund, pasi gjykata i ka dhënë pronësinë familjes Hyseni.
Poashtu, sipas tyre, shumë vite më parë me dëshirë familja Tahiri kishin ndërruar parcelat por tani s’po e pranojnë një gjë të tillë ngase i është rrit vlera.
Sipas tyre, ata kishin kërkuar me të mirë që t’i përkthenin tokat, por këtë s’e kishte pranuar assesi familja Tahiri, andaj edhe kishin ngritur padi kundrejt këtyre të fundit.
Visar Musa, i cili përfaqëson familjen Hyseni, në një përgjigje me shkrim për Kiksin, ka thënë pala e tij ka pasur posedim në shfrytëzim të pronës që nga viti 1964.
Madje ndërrimi i pronave është bërë mes Daut Tahirit, i cili sipas avokatit ka lidhje gjaku më të afërt me vëllain më të madh të familjes Tahiri, sesa vetëm kushërinj.
Sipas avokatit Musa, familja Hyseni e ka blerë tokën nga familja Tahiri qysh në vitin 1996.
Në anën tjetër, avokati i familjes Hyseni, Florim Shefqeti, shpreh shqetësim se si gjykata e merr të mirëqenë si fakt që kushëriri të vendos për pronat e familjarëve të mitur.
Sa i përket lidhjes së gjakut, sipas avokatit Shefqeti, djali i madh i familjes Tahiri Alushi e ka vëlla nga nëna Dautin, ndërsa Samiu dhe Tahiri vetëm kushërinj, e si e tillë s’mund të vendoste për trashëgiminë e dy të fundve.
Ndiqeni të plotë kronikën në vijim: