Njëri ndër udhëheqësit e grupeve në veri që kishte sulmuar gazetarët gjatë raportimit atje, Nemanja Vllaskovic, është liruar me dorëzani.
Lajmin për Dukagjinin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
“Po është e vertetë që është liruar dje, me dorëzani”, ka thënë Lumnije Surdulli nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Mediat serbe kanë publikuar pamje të tij pas lirimit.
Arrestimi i Vllaskovic ishte bërë më 19 qershor. Lajmin për këtë e kishte dhënë vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla