GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron

01/06/2022
në Ballina, Botë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Shtetasja gjermane që po lobon për heqjen e vizave për Kosovën: Peticionin do ta dërgojë te liderët e BE-së dhe te presidenti Macron
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 12 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilin e ka iniciuar ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Shchneeberger vazhdimisht po bënë thirrje që numri i nënshkrimeve në këtë peticion të rritet. Kjo qytetare e zyrtare e BE-së, në një intervistë për Telegrafin ka treguar detaje se pse ka nisur këtë peticion dhe se cili dhe se çfarë do të bëhet pasi që të mblidhen nënshkrimet e mjaftueshme.

“Unë isha për vizitë në Kosovë javën e kaluar për herë të parë, për të takuar pro evropianë dhe për të gjetur partnerë për OJQ-në time e cila e ka selinë në Vjenë të Austrisë. Qëllimi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin për Evropën dhe Bashkimin Evropian. Ne mbështesim të gjitha vendet që duan të anëtarësohen në BE, nëse ato mbështesin vlerat evropiane si diversitetin, paqen, solidaritetin, demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, etj. Gjatë vizitës time isha në panairin EXPOKOS dhe takova shumë miq nga Shoqëria Austriake Kosovare gjatë vizitës sime në Prishtinë dhe Mitrovicë, dhe me të vërtetë të gjithë, nga biznesmenët te shoferët e taksive, kamerierët në restorant e deri te politikanët më pyetën për liberalizimin e vizave dhe lirinë për të udhëtuar”, ka thënë Shchneeberger.

Shchneeberger ka theksuar se e kupton dhimbjen e popullit të Kosovës pasi që edhe ajo vetë kishte përjetuar izolim sa i përket lirisë së lëvizjes.

“Unë kam lindur në Gjermaninë Lindore, dhe e di se si është jetosh pa liri për të udhëtuar. Ndryshe nga shumë politikanë në Evropën Perëndimore, unë e kuptoj dhimbjen e popullit të Kosovës. Kështu që vendosa të filloj këtë fushatë për liberalizimin e vizave gjatë vizitës sime në Kosovë”, u shpreh ajo në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

Zyrtarja e BE-së, më tej ka shtuar se interesimi i qytetarëve për të nënshkruar këtë peticion është i madh dhe se nuk e ka vendosur ndonjë shifër të caktuar për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve.

“Ne duam që të mbledhim sa më shumë nënshkrime. Më shumë se 12 mijë njerëz tashmë kanë nënshkruar dhe numri është ende në rritje. Kam një ndjenjë që do të ketë edhe shumë të tjerë, dhe do të isha i lumtur të shihja shumë nënshkrime, që t’ua dërgojmë liderëve të BE-së para Samitit të BE-së që do të mbahet më 23 qershor për të hapur vizat për Kosovën”, ka thënë Shchneeberger.

Shchneeberger theksoi se ky peticion do t’u dërgohet të gjithë presidentëve të institucioneve të BE-së, e gjithashtu edhe te presidenti francez Emmanuel Macron.

“Do t’ua dërgoj të gjithë Presidentëve: nga Komisioni i BE-së, Parlamenti i BE-së, Këshilli i BE-së dhe natyrisht tek Presidenti i Francës. Dëshiroj t’ia dorëzoj nënshkrimet edhe ambasadorit francez në Vjenë”, tha ajo për Telegrafin.

Këtë iniciativë e ka përkrahur edhe ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek.

“Faleminderit Ulrike Lunaçek dhe të gjithë të tjerëve, të cilët gjithashtu e kanë mbështetur këtë kërkesë për një kohë të gjatë. Mendoj se shumë e mbështesin liberalizimin e vizave, duke përfshirë Parlamentin e BE-së dhe Komisionin e BE-së, si dhe shumë vende. Ka dy përjashtime – Franca dhe Holanda. Presidenti Macron duhet të përdorë presidencën e Francës në BE për të sjellë kthesën në këtë çështje. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe do të ishte një përfundim i drejtë dhe i rëndësishëm për Presidencën franceze të BE-së”, ka thënë Shchneeberger.

Zyrtarja e BE-së bëri të ditur se sot do ta ndajë këtë peticion edhe me palët e tjera evropiane të interesuara për këtë vendim, deri sa ka shtuar se ka pranuar shumë mesazhe falënderimi ka qytetarët e Kosovës për këtë iniciativë të sajën.

“Kam marrë shumë mesazhe falënderimi në Facebook dhe Twitter se kjo është një nismë e mirë dhe e rëndësishme. Jam shumë e lumtur që mund të ndihmoj”, tha Shchneeberger.

Ndryshe, Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rastin e Kosovës, Parlamenti ka dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian.

Por, qëndrimet e Parlamentit Evropian nuk janë ligjërisht obliguese për vendet anëtare të BE-së. Vendimet përfundimtare miratohen në Këshill pikërisht nga shtetet anëtare.

Peticionin mund ta nënshkruani KËTU

Tags: Bashkimi EvropianEmmanuel MacronKati SchneebergerLiberalizimi i Vizave
ShareTweetShare
Previous Post

Rasti “Panda”, rrëfimi i ish të burgosurit për përjetimet mizore në burgjet serbe – u propozua që lokali të shpallet muze

Next Post

Pamje të rënda, i riu i vë flakën vetes në Stamboll

Next Post
Pamje të rënda, i riu i vë flakën vetes në Stamboll

Pamje të rënda, i riu i vë flakën vetes në Stamboll

Lajmet e fundit

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.