GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Ekskluzive

Shtëpitë me arkitekturë tradicionale në Dibër drejt zhdukjes

08/05/2023
në Ekskluzive, Kuriozitete, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:3 mins read
Shtëpitë me arkitekturë tradicionale në Dibër drejt zhdukjes
Share on FacebookShare on Twitter

Cami si një ekspert i njohur në lëmin e arkitekturës, thotë se rrënimi i objekteve ka qenë për shumë shkaqe. Institucionet kompetente të vendit edhe pse këta shtëpi i kanë pasur në mbrojtje, nuk kanë ndarë mjete për mirëmbajtje dhe sanimin e tyre.

Dibra si një qytet i lashtë shqiptar ka patur monumente të shumta kulturo- historike. Duke marrë parasysh karakterin e qytetit dhe historinë e tij, një veçanti kanë patur shtëpitë e vjetra të dibranëve. Në këtë qytet gjatë shekujve kanë jetuar edhe dibran të pasur të cilët gjatë ndërtimeve të shtëpive kanë financuar shumë, por duke mbajtur arkitekturën të vjetër të qytetit. Familjet e pasura dibrane sipas të dhënave kanë preferuar ndërtime pompoze me karakteristikat arkitekturore, pa marrë parasysh vlerat financiare të ndërtimit. Kjo ka ndodhur deri në vitet të para luftës së Dytë botërore. Për fat të keq këta pasuri arkitekturore që faktikisht ishin edhe një thesar kulturo- historik në Dibër, viteve të 50-ta dhe më vonë filluan të zhduken.

Njohësit e mirë të arkitekturës dibrane tregojnë se deri sot janë zhdukur afro 20 shtëpi me arkitekturë të vjetër dibrane. Mes tyre u zhdukën edhe shtëpitë e njohura të familjeve Grazhdani, Disha, Axhialili, Shehu, etj.

Arkitekti i njohur dibran Gazmend Cami thotë se shumë shtëpi me arkitekturë të vjetër dibrane të cilët kanë patur edhe mbrojtje nga institucionet kompetente të vendit dhe kanë qenë në regjistrin e objekteve kulturo-historike, kanë vazhduar të rrënohen. Ai thotë se kjo ka ndodhur pas viteve të 70-ta dhe shton se edhe pse Dibra ka patur një thesar të pasur kulturo- historik me një arkitekturë tipike dibrane, nga viti në vit kjo pasuri po zhduket. Nuk ka ndihmuar as mbrojtja që kanë patur disa nga shtëpitë në fjalë meqë nga viti në vit këta objekte banimi janë rrënuar.

Cami si një ekspert i njohur në lëmin e arkitekturës, thotë se rrënimi i objekteve ka qenë për shumë shkaqe. Institucionet kompetente të vendit edhe pse këta shtëpi i kanë pasur në mbrojtje, nuk kanë ndarë mjete për mirëmbajtje dhe sanimin e tyre.  Sot, në vend të shtëpive të bukura me arkitekturë dibrane po ndërtohen ndërtesa të larta kolektive të cilat dëmtojnë edhe aspektin urban të mëhallëve tipike dibrane. Ka patur edhe projekte për sanimin e disa nga shtëpive të vjetra dibrane por asnjëherë nuk ka ndodhur që ata të sanohen. Sot për fat të keq nuk kemi më atë numër të shtëpive me arkitekturë të vjetër që ka qenë më parë. Ka ngelur vetëm shtëpitë e familjeve Erebara dhe Sela. Shtëpia e familjes Sela që gjendet në afërsi të Amamit të vjetër të Dibrës, kohë më parë ka qenë e rikonstruuar dhe ajo ka mbijetuar edhe pse viteve të fundit për të nuk janë ndarë mjete për sanim. Nga viti në vit kjo shtëpi pëson dëmtime jo vetëm në pjesën e kulmit të saj por edhe në pjesët e brendshme. Shtëpia e familjes Erebara e cila gjendet në qendër të qytetit është një shtëpi tipike me arkitekturë të vjetër dibrane. Falë fuqisë ekonomike që posedon familja Erebara ajo mirëmbahet dhe është një monument i kulturës i cili vizitohet nga shumë turistë të vendit dhe të huaj.

“Një karakteristikë që rrit interesin publik për të vizituar shtëpinë e familjes Erebara është monedha 100 denarëshe që është edhe fotografi e tavanit të punuar me dru e që gjendet në këtë shtëpi. Shumë spote dhe emisione televizive janë xhiruar dhe xhirohen para shtëpisë në fjalë por dhe në brendësin e saj. Pronarët e kësaj shtëpie thonë se nuk marinë asnjë qindarkë për mirëmbajtjen e shtëpisë më atraktive me arkitekturë të vjetër në Dibër.

Në një situatë kur Dibra mbetet pa arkitekturën e vjetër në shtëpitë e banimit, vazhdon rrënimi edhe i objekteve të tjera kulturo historike. Amami i vjetër i Dibrës është drejt rrënimit. Nga katër teqetë që kanë qenë në Dibër nuk ka ngel asnjë. Drejt rrënimit është edhe Ura e Drenit e cila edhe pse është në regjistrin e objekteve kulturo- historike ka gjasa që të zhduket përgjithmonë.

Tags: arkitekturëdibergazmend camimaqedoni
ShareTweetShare
Previous Post

Kryetari i Kuvendit të Austrisë në Qeveri, pritet në takim nga Kurti

Next Post

Vizitë zyrtare e ministrit Mehaj në Bangladesh

Next Post
Vizitë zyrtare e ministrit Mehaj në Bangladesh

Vizitë zyrtare e ministrit Mehaj në Bangladesh

Lajmet e fundit

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.