Nga flaka që përfshiu një shtëpi në Prishtinë, nuk ka të lënduar.
Një shtëpi është djegur në Lagjen “4 Llullat” në Prishtinë.
‘’Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm’’, ka thënë Agron Borovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Më tutje Borovci ka thënë se aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.