GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shtëpia botuese ‘Luarasi’ thotë se Nagavci gënjeu: Dështimi s’mbulohet me përralla, padia për shpifje është gati

22/08/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Nagavci: Javën e ardhshme hapet konkursi për inspektorë të arsimit
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpia botuese ‘Luarasi’, ka reaguar në lidhje me dështimin e furnizimit të shkollave me tekstet mësimore, duke akuzuar drejtpërsëdrejti ministren e MASHTI’it, Arbërie Nagavci, si arsyeja e vetme për këtë gjë. Po ashtu nga ‘Luarasi’ është thënë se Nagavci ka gënjyer në deklaratën e saj për çmimin e librave.

Nga kjo shtëpi botuese është thënë edhe se ata tashmë kanë paditur MASHTI’n 10 herë, por se e kanë gati edhe një padi tjetër kundër Nagavcit, atë për shpifje.

“Edhe dy gjëra sa i përket çmimeve. E para, ministrja vendos apo jo nënshkrimin në kontratë për blerje, prandaj nuk mund të denoncojë, madje është qesharake të tentojë të denoncojë dikë për çmimin e ofruar për shitje. E dyta, përrallat për çmimet e viteve të kaluara nuk mund ta mbulojnë dështimin e ministres Nagavci në procesin e këtij viti”, thuhet pos tjerash në reagim.

Postimi i plotë:

Ministrja Nagavci gënjeu

1. Dështimi i plotë në procesin e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore ka vetëm një emër dhe ai është ministrja Nagavci me kabinetin e saj. Për ta mbuluar këtë dështim shpalli një ide që procesin e degradon në anarki dhe u shërbye me gënjeshtra. Dy gënjeshtrat që më së lehti janë të provueshme janë: gënjeshtra për çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” dhe gënjeshtra se lista e teksteve të përzgjedhura nga shkollat është publike.

2. Ministrja Nagavci, në konferencën për media, më 21.08.2023, rreth çmimit të tekstit Matematika 3 të Shtëpisë Botuese “Luarasi” tha: “Një rast, të cilin veç se e kemi adresuar te organet kompetente të hetuesisë, kur i njëjti tekst që një vit është shitur diku prej 3 eurove, në vitin vijues na është shitur diku mbi 12 euro”. Ndërsa, e vërteta është si vijon. Shtëpia Botuese “Luarasi”, në vitin 2021 ka ofertuar me çmimin 6.7 euro për tekstin Matematika 3, kurse me të njëjtin tekst, në vitin 2022 ka ofertuar me çmimin 12 euro. Pra, jo me 3 euro në vitin 2021 dhe jo mbi 12 euro në vitin 2022. Këto çmime i ka pranuar dhe nënshkruar ministrja Nagavci. Shpjegimi i këtij ndryshim të çmimit qëndron në klimën ekonomike dhe në krahasimin me çmimet e teksteve tjera, por për këtë, në një rast tjetër.

3. Edhe dy gjëra sa i përket çmimeve. E para, ministrja vendos apo jo nënshkrimin në kontratë për blerje, prandaj nuk mund të denoncojë, madje është qesharake të tentojë të denoncojë dikë për çmimin e ofruar për shitje. E dyta, përrallat për çmimet e viteve të kaluara nuk mund ta mbulojnë dështimin e ministres Nagavci në procesin e këtij viti.

4. Vargu i shkeljeve ligjore nga ana e ministres Nagavci dhe kabinetit të saj, në procesin e përzgjedhjes dhe shpërndarjes së teksteve shkollore është shumë i gjatë. Të gjitha organet që merren me këtë proces janë në shkelje të ligjit dhe bëjnë shkelje të ligjit, sepse kështu dhe për këtë i ka subordinuar ministrja dhe kabineti i saj. Për këto shkelje në gjykata, nga Shtëpisë Botuese Luarasi, tashmë janë dorëzuar mbi 10 padi. Ministrja Nagavci është kallëzuar penalisht me 8 vepra penale, kallëzim penal, i cili do të plotësohet edhe me dy vepra të tjera penale. Dhe tani, edhe padia kundër ministres Nagavci për shpifjen që e bëri lidhur me çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” është gati.

Tags: arberiebotuesLaurasiMASHTnagavci
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident me fatalitet në Mitrovicë

Next Post

Kajtazi: Dejona Mihali tregoi se po përgjohen liderët e opozitës, pushteti po përdor AKI-në

Next Post
Kajtazi pas masave të ShBA-së: Vjosa Osmani është veç një qenie që kryen funksione fiziologjike, kurrgjë më shumë

Kajtazi: Dejona Mihali tregoi se po përgjohen liderët e opozitës, pushteti po përdor AKI-në

Lajmet e fundit

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti Zelensky takohet me Papën: Ejani në Vatikan për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.