Pas plot 27 vjetësh nga lufta heroike e Jasharëve, kryeqyteti i Kosovës hapi rrugë për ndërtimin e një shtatoreje për komandantin legjendar, Adem Jashari.
Tani në bashkëpunim me familjen, është vendosur lokacioni për këtë gjë, raporton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku, ka treguar se në vendin ku ajo do të vendoset do të ketë edhe një shëtitore.
Sipas tij, konkursi fillestar ka paraparë që të kushtojë diku 200 mijë euro kostoja e projektit.
Se kjo do të duhej të bëhej shumë kohë më parë, e thonë edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës, sipas të cilëve kryeqytetit i ka munguar një monument kushtuar komandantit legjendar dhe familjes se tij.
Por sipas OVL UÇK, sikurse edhe vetë qytetarëve, më mirë vonë se hiç.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e gazetares Sala Gashi!