Një shtatëvjeçare ka vdekur, pasi është sulmuar nga qentë endacakë, teksa po kthehej në shtëpi nga kursi i muzikës.
Margarita Kanorskaya, vajza e një oficeri ushtarak të dekoruar nga Vladimir Putini, u zu në pritë në një korsi të ngushtë në rajonin TransBaikal të Rusisë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar.
Veshjet e vajzës, duke përfshirë një dorezë të kuqe, ishin të shpërndara në dëborë. Policia largoi qentë për t’iu afruar trupit të saj, i cili ishte tërhequr zvarrë.
Vajza ishte fëmija i vetëm i pilotit të dekoruar të forcave ajrore, major Anton Kanorsky, i cili u nderua personalisht nga Vladimir Putini për trimërinë në Siri.
Gruaja e tij, një mësuese, u dërgua me urgjencë në spital nga tronditja pas sulmit fatal ndaj fëmijës, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.