Gazeta serbe Alo ka bërë një shkrim fyes ndaj shqiptarëve të përcjellë me njoftimin se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk ka takuar as presidenten Osmani por as kryeministrin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Sh**tarët i morën veshët në Mynih, Blinken u takua vetëm me Vuçiqin” – shkruan në këtë artikull të gazetës ALO, e afërt me regjimin e Vuçiqit në Beograd.
Ata kanë cituar një artikull të përgatitur nga mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online, ku mes tjerash citohet edhe ish-diplomati serb Zoran Millivojeviq.
“Amerika ka marrë rol aktiv në dialog, ka investuar kredibilitetin dhe ndikimin e saj politik dhe natyrisht që s’e lejon Kuritn që ta shantazhojë, dhe prandaj s’është surprizuese që Sekretari i Shtetit Antony Blinken nuk e takoi Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në Mynih,” – u shpreh ai.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih e pranishme ishte edhe Zv. Presidentja Kamala Harris.