Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Listës së kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, raporton RTKlive.
Ndryshe pesë kandidatë janë propozuar Kuvendit të Kosovës për votim për anëtar jo-ekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Kandidatët janë si në vijim: Arta Hoxha; Esida Bujupi; Lulzim Ismajli; Nexhat Kryeziu dhe Nora Rraci.
Ndryshe këta pesë kandidatë do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm një do të zgjedhjet ai që do të marr më shumë vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje janë edhe këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligjin për Markat Tregtare; Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.