Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e protestuesve që shqyen dyert e selisë së PD-së dhe u futën brenda me dhunë duke thyer gjithçka që u doli përpara.
Policia e shtetit ndërhyri në momentin që PD-ja zyrtare i kërkoi ndihmë për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se policia deri tani ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.