Një baba i tre fëmijëve në Kitchener të Kanadasë, ka fituar një milion dollarë kanadeze në shortin Lotto Max më 18 tetor.
Gazmen Hashanit i është dashur të kontrollojë dy herë për t’u siguruar që i shihte gjërat saktë kur skanonte biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave, shkruan globalnews.ca.
“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë”, shpjegoi 49-vjeçari.
“Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep”.
Hashani shkoi në shtëpi dhe priti të vinte gruaja e tij për të ndarë lajmin.