Zvicra mbrëmë e mposhti Serbinë, duke e eliminuar nga Botërori i dytë radhazi.
Vet helvetikët, siguruan kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës, shkruan Gazeta Express.
Xherdan Shaqiri shënoi golin e parë të Zvicrës, ndërsa me performancën e tij, Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes.
Federata e futbollit e Serbisë publikoi një postim pas ndeshjes, duke shkruar se janë eliminuar nga Botërori.
Nuk munguan komentet e shqiptarëve, të cilët e kanë mbushur me flamuj kuq e zi dhe të Kosovës këtë postim