Ben Blushi ka njoftuar se ekspozita e tij “Shqiptarë të Panjohur” do të jetë e hapur deri më 30 prill.
Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Blushi shkroi se “shqiptarët e panjohur u bën të njohur”.
Derisa njoftoi se këto 10 ditë prej se është hapur ekspozita ka marrë shumë vlerësime nga vizitorë shqiptarë e të huaj.
Teksa, ekspozita që përmban 42 fotografi nuk la pa marrë vlërsime edhe nga ekspertë të artit dhe fotografisë.
“Prej 10 ditësh në COD qëndron e hapur ekspozita ime fotografike për të cilën kam marrë shumë vlerësime nga vizitorë të shumtë shqiptarë dhe të huaj si dhe nga ekspertë të artit të fotografisë. Disa nga këto foto kanë qarkulluar në rrjetet sociale këto ditë, duke i bërë shqiptarët e mi të panjohur shumë të njohur. Ekspozita shqiptarë të panjohur që përmban 42 fotografi në përmasa të mëdha do jetë e hapur deri në datën 30 prill”, shkroi Blushi.