Shqipëria ka vazhduar me fitore në kualifikueset për Euro 2024.
Kuqezinjtë kanë mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së katërt.
Golat për Shqipërinë i shënuan Nedim Bajrami (20’), Kristijan Asllani (51’) dhe Ernest Muçi (90+2’).
Ndërsa për Ishujt Faroe ka shënuar Faero në fund të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Shqipëria është në vendin e dytë me 6 pikë, një më pak se Çekia.
Në anën tjetër, Moldavia ka mposhtur Poloninë me rezultat 3-2.