Shqipëria ka marrë 650 milion euro borxh me afat shlyerjeje për 10 vjet.
Eurobondi është emetuar në Bursën e Londrës dhe është i dyti që firmoset me maturim 10-vjeçar, pas atij të vitit 2021, kur u morën hua po 650 milionë euro.
Një pjesë e parave janë kërkuar nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025, dhe pjesa tjetër për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.
Kjo është hera e shtatë që vendi ynë merr hua në tregjet ndërkombëtare, pasi herën e fundit, në vitin 2023, mori një vlerë prej 600 milionë eurosh, transmeton Klankosova.tv.
Eurobondi i parë i emetuar ka qenë në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, borxh i cili është mbyllur.
Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me 450 milionë euro, dhe në vitin 2018 është shënuar dalja e tretë.
Në vitin 2020, Ministria e Financave ka emetuar një Eurobond prej 650 milionë eurosh, dhe një vit më pas, në 2021-shin, është emetuar Eurobondi i pestë, me kushte dhe vlerë thuajse identike me atë të vitit 2020./Euronews.al