Sonte në orën 21:00 në Torino të Italisë, mbahet gjysmëfinalja e parë e Festivalit të Këngës Evropiane, “Eurosong Contest 2022”. E para që do ta hapë këtë mbrëmje dhe tërë garën e ‘Eurosongut’, bazuar në shortin e hedhur, do të jetë Shqipëria, që këtë vit përfaqësohet nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, njofton RTK.
Në këtë natë të parë gjysmë finale do të ngjiten në skenë 17 këngëtarë nga 40 sa marrin pjesë gjithsej, kurse në natën e dytë që mbahet me 12 maj, do të ngjitën në skenë 18 këngëtarë dhe grupe që përfaqësojnë po kaq vende.