Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad deklaroi sot se ka marrë mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Në një konferencë për shtyp, Hastad tha se, pas 50 vitesh asnjanësie, dje u mor një vendim nga qeveria suedeze që të dorëzojë aplikimin e saj për anëtarësim në NATO.
“Ky vendim vjen pas një procesi të gjatë dhe përfshirës në parlamentin e Suedisë me të tëra partitë parlamentare të përfshira. Vendimi mbështetet nga një shumicë dërrmuese në parlamentin e Suedisë. Ne kemi koordinuar ngushtësisht me Finlandën përgjatë gjithë këtij procesi”, tha ajo.