Shqipëria i ka ofruar NATO-s një bazë detare, me qëllim për të nxjerrë në pah, “në këto kohë të vështira” vlerën e shtetit të vogël në aleancën e Atlantikut Verior , deklaroi të enjten zyra e kryeministrit.
Kryeministri Edi Rama tha se baza detare e Pashalimanit, 180 kilometra në jug të Tiranës, mund të jetë “një vlerë e shtuar”, për aleancën dhe se ishte përgatitur një projekt për rinovimin e saj.
“Në këto kohë të rrezikshme besoj se gjenerali (i pranishëm) mund të mendojë të ketë një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”, tha Rama.
Shqipëria, e cila u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.