Shqipëria nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë kampanjën kualifikuese për Euro 2024, duke humbur nga Polonia me rezultat të ngushtë 1:0, me ndeshjen e parë në krye me trajnerin Sylvinho.
Kjo ishte ndeshja e parë e Shqipërisë me trajnerin e ri dhe e para në këtë kampanjë kualifikuese.
Polonia ishte skuadër më kërkuese në pjesën e parë, teksa Shqipëria tregoi tjetër fytyrë në pjesën e dytë duke shkaktuar mjaft shumë probleme.
Goli i vetëm i takimit u shënuar nga Karol Swiderski në minutën e 41-të, fal edhe mosveprimit të mirë në mbrojtjen e Kombëtares së Shqipërisë.
Në 45 minutat e para, Shqipëria arriti të dërgonte vetëm një goditje në drejtim të portës me anë të Sokol Cikalleshit, por portieri Szczesny tregoi se ishte në formë të mirë, duke devijuar goditjen në këndore.
Gjatë pjesës së dytë, kuqezinjtë u treguan disa herë të rrezikshëm me Myrto Uzunin që tentoi disa herë dhe Kristjan Asllani që bëri një goditje të mirë nga distanca por nuk ishte në drejtim të portës.
Ndonëse humbën, Shqipëria nuk ishte aspak inferiore në këtë ndeshje, ndaj një kombëtare me përvojë siç është ajo e Polonisë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi mes Çekisë dhe Moldavisë, takimi përfundoi pa gola.
Shqipëria me një ndeshje të zhvilluar është në fundin e tabelës së grupit E, ku prinë Çekia me katër pikë e ndjekur nga Polonia me tre pikë.
Ndeshjet e radhës, kuqezinjtë i zhvillojnë në muajin qershor, ku përballen me Moldavinë dhe Ishujt Faroje, në kërkim të kualifikimit të dytë në një Evropian, pas atij të vitit 2016 në Francë.