“Gjatë Ministerialit të NATO-s në Bruksel, së bashku me Portugalinë, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky Shield Initiative–ESSI), duke e çuar në 23 numrin e shteteve pjesëmarrëse në këtë përpjekje”, ka shkruar Vengu në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka shtuar se Shqipëria iu bashkua kështu nismës gjermane, e cila synon të forcojë mbrojtjen ajrore dhe raketore të Evropës përmes pajisjeve dhe sistemeve të përbashkëta.