Pak ditë pas publikimit të listës së pagave dhe targave të qytetarëve shqiptarë, qeveria ka nënshkruar marrëveshje për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare Jones International. Duket se Këshilli i Ministrave ka pasur në axhendë vetëm këtë pikë, pasi ky është vendimi i vetëm që ka prodhuar mbledhja e sotme e qeverisë. Tashmë pritet botimi i kësaj marrëveshje në fletoren zyrtare, për të parë kushtet që parashikon nënshkrimi i saj.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.