Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka vazhduar të merret me LDK-në.
Ndonëse ishte në tubimin elektoral të VV-së në Istog, ajo pjesën me të madhe të fjalimit të saj e ka pasur për LDK-në, duke kritikuar udhëhoqa aktuale të kësaj partie.
Madje, ajo ka arritur në një konstatim të çuditshëm.
Sipas saj, shpirti i Ibrahim Rugovës jeton në partin Guxo.
“LDK-ja e Rugovës ka vdekur, të nderuar zonja dhe zotërinj, por shpirti i tij jeton në partinë Guxo. Kushdo që pyet nga vjen Guxo dhe çfarë na shtyn përpara mund të shoh atë. Rugova është në Guxo, jo më në lidhjen e re, në rrugën e re, pra në qorrsokak. Për këtë arsyeje unë i ftoj votues tradicional të LDK, nëse ju ende besoni vizionin e presidentit Rugova, nëse ende besoni në një të drejt të qëndrueshme, derën e keni të hapur në partin Guxo. Besojuni atyre që përfaqësojnë Rugovën me dinjitet, jo atyre që e përdorin si fytyrë marketingu, apo atyre që e luftuan si Isa”, ka thënë Gërvalla.