Tubimi i sotëm i VV-së në Skenderaj është përcjell me disa tensione. Kjo pasi shumë qytetarë të kësaj komune kanë protestuar, duke e kundërshtuar praninë e kryeministrit Albin Kurti në këtë qytet.
Gjatë këtij tubimi, kanë provokuar rëndë edhe mbështetet e VV-së, të cilët nuk ishin nga Skenderaj.
Në një video të postuar nga portali “Jepi zë”, disa militantë të VV-së nga Mitrovica dhe Obliqi dëgjohen duke iu thënë drenicasve “shpijuna të Serbisë” dhe se
“Me ju ardhë Radoiçiqi e pranojnë me zemër”.
Në diskutimin e sipër, ata tregojnë se janë nga Mitrovica dhe Obiliq.
“Këtë nuk shkojnë me shkije, po shqiptarëve jau bajnë. Shpijuna. Shpijuna të Serbisë”, dëgjohet duke brohoritur njeri.