GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shpeshtohen paratë false

30/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Shpeshtohen paratë false
Share on FacebookShare on Twitter

Në rrjete sociale po qarkullojnë oferta për blerje të parave të falsifikuara të cilat janë vështirë të identifikueshme për qytetarët. Lidhur me këtë problematikë, ekspertët e Sigurisë Kibernetike vlerësojnë se qarkullimi i këtyre mjeteve false, dëmton ekonominë e vendit. Monedha që po shitën në rrjete sociale më së shumti janë 2, 100, 200 dhe 500 euro.

Mjafton një klikim në rrjete sociale për të parë oferta të shitjes së parave false 2 100, 200 dhe 500 euro. Eksperti i Sigurisë Kibernetike, Mentor Hoxhaj, tha se shitësit, madje garantojnë se këto para nuk janë lehtë të identifikueshme.

“Çka është për t’u çuditur është se shitësi garanton se nuk janë lehtë të identifikueshme paratë false. Në të kaluarën oferta të tilla kemi pasur vetme në “Dark Net”. Këto oferta me shtimin e rrjeteve sociale i gjen haptas në “TIK TOK”, pa pasur nevojë për hulumtim”, tha ai.

Eksperti i Sigurisë Kibernetike, Mentor Hoxhaj, thotë se me këto raste është ballafaquar edhe personalisht. Ai kërkon nga institucionet kompetente, që kjo dukuri të luftohet për shkak se qarkullimi i këtyre mjeteve false në treg, dëmton shumë ekonominë e vendit.

“Mbrëmë shkova në një dyqan për të blerë diçka dhe personi deshi të më kthej monedha 2 euro, unë hezitova t’i marr për shkak se janë duke qarkulluar 2 euro false. Ky është vetëm një efekt minor në relacion me efektin madhor që mund të ketë në besueshmërinë e transaksioneve duke vazhduar në efektin negativ që mund të ketë në ekonomi”, shtoi ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në një përgjigje elektronike, tha se kanë marrë të tilla informacione dhe disa janë duke i hetuar. Sipas tyre, vështirësi në hetimin e këtyre rasteve paraqet fakti se një pjesë e adresave në internet janë jashtë vendit.

Shpeshtimi i rasteve të tilla ka bërë që edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë të merret me ekzaminimin e të hollave.

Feriz Selimaj, ekspert i Forenzikës së monedhave, thekson se në tre mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar shumë raste të falsifikimit të parave:

“Te ne kanë ardhur 460 dëshmi për falsifikim të parasë. Kemi 5, 10, 20, 50 euro. Kemi 201 dëshmi të monedhës 100 euro, pra, është dëshmia më e shpeshtë që ka ardhur për ekspertizë. Kemi falsifikim edhe të monedhës 200 euro. Nga 464 dëshmi, të falsifikuara kanë rezultuar vetëm 90 prej tyre. Këto shifra janë për tre mujorin e parë të vitit 2022”, tha Selimaj.

Selimaj thotë se Instituti i Forenzikës ka pajisje moderne për identifikimin e parave të falsifikuara dhe se testimet bëhen përmes kontrolleve optike apo pajisjeve laboratorike, pasi secila kartëmonedhë ka tiparet sigurisë.

Tags: ekonomiaFeriz Selimajparatë falsepolicia e kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Ymeri: Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat

Next Post

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite ligji për Trust

Next Post
Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite ligji për Trust

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite ligji për Trust

Lajmet e fundit

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

23/05/2025
Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

23/05/2025
Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

Aktakuzë ndaj gjashtë personave në Prizren për tri vepra, në mesin e tyre edhe fajdeja

23/05/2025
Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

Policia e Pejës sekuestron 14 motoçikleta dhe shqipton 40 gjoba në kuadër të aksionit “Motoçikletat 2025”

23/05/2025
Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

Kallas në Mitrovicën e Veriut, vizita ishte pa paralajmërim dhe pa deklaratë për media

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

CNN vjen në Kosovë, hapet kanali 24 orë i lajmeve

23/05/2025
Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

Opozita serbe: Kallas ka refuzuar të fotografohet me Vuçiqin

23/05/2025
Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

Gërvalla bëhet sikur VV s’ka lidhje me krizën: Situatë e papranueshme, deputetët të votojnë për zhbllokim

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.