Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka dhënë një përditësim të ri rreth të lënduarve pas shpërthimit që tronditi Stambollin pak ditë më parë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas tij 68 nga 81 pacientët që u lënduan në sulmin terrorist në rrugën “Istiklal”, tani janë liruar.
Yerlikaya ka shtuar se trajtimi i 11 pacientëve të tjerë vazhdon në shërbim dhe 2 pacientëve tanë në reanimacion.
Ai gjithashtu u ka uruar shërim të shpejtë pacientëve, trajtimi i të cilëve vazhdon.