Jo çdo ditë është e bukur. Fakti që shfaqet vetëm duke qeshur në ekran, nuk do të thotë se Sarah Berisha është gjatë gjithë kohës e tillë.
Ajo sa ka nisur rrugën si moderatore dhe tashmë ka kaluar disa momente të vështira. Madje në njërin prej tyre ka shpërthyer në lot. “Një moment i vështirë ishte para disa puntatash kur u ktheva nga Italia dhe po atë ditë do xhiroja. Atë ditë bëja editorialin për herë të parë dhe nuk e kisha mësuar dhe aq mirë. Fliste për femrat, ngeca disa herë, u mërzita. Por kalon. Në puntatën e tretë isha mërzitur edhe për arsye personale dhe nga puna dhe qava. Nga ai moment thash se nuk do e vras më mendjen për asgjë. Ditët që xhiroj dua të jem e qetë. Nuk isha zënë me PM, jo. Ishte për punë pune.”
Duke folur për lidhjen me Pajtim Krasniqin, i njohur thjesht si PM, blogerja tregoi se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë. “Ne u nisëm për në Firence. Ndodhi që luante Napoli, Pm donte të shkonte. Unë me tekat e mia të tepërta. Në Napoli kaluam shumë mirë, por unë e teproj me tekat. Mirë po shkojmë. Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhi pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg. Takohemi çdo javë.”
E pyetur nëse është xheloze, Sarah u shpreh se ka shumë besim te PM dhe se vajzat i afohen edhe kur janë bashkë. “Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepër të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepër. Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë. Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis.”
Për planet e të ardhmes? Është ende shumë herët të flasin. “Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet.”– tregoi Sarah.