Në Mitrovicë ka ndodhur një shpërthim i një granate dore, e cila sipas njoftimit të policisë, është hedhur nga një person i panjohur.
Sipas njoftimit, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera.
“Është raportuar se para derës së një kafiterie ka ndodhur një shpërthim i një granate dore që ishte hedhur nga personi i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale ne xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.