Një shpërthim në një fabrikë çokollate në Pensilvani ka vrarë të paktën pesë persona, teksa gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Gjithashtu, shtatë persona janë trajtuar në spitalet e zonës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë rrënojat për të mbijetuar nga shpërthimi që tronditi vendin.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën e RM Palmer Company në West Reading, një qytet që ndodhet 100 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.
Nga hetimet do të përcaktohen shkaqet e aksidentit, i cili sipas të dhënave fillestare vjen si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Kompania RM Palmer është themeluar në vitin 1948. Ajo punëson 850 persona.