Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e lagjes “Pavarësia” në qytetin e Vlorës, në orët e para të mëngjesit.
Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi eksplozivi e vendosur në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.