GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shpenzimet dhe remitancat, mërgata i dha Kosovës rreth 2 miliardë euro gjatë 2021-së

02/01/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkatdhetarët që kanë ardhur gjatë vitit 2021 në Kosovë, sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare, kanë shpenzuar rreth 2 miliardë euro, duke përfshirë edhe remitencat.

Sipas ekspertëve që i kanë bërë këto hulumtime, thuhet se të hollat e derdhura në forma të ndryshme janë një mbështetje për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.

Arbnor Mjeku nga Germin, organizatë kjo që merret kryesisht me diasporën, thotë se shpenzimet e bashkatdhetarëve gjatë vitit 2021 në Kosovë arrijnë shifrën e rreth 1 miliard eurove.

Mjeku shtoi se për periudhën janar-tetor të vitit të kaluar remitencat kanë shënuar rekord, ku arritën vlerën e 956 milionë eurove ose 20 për qind më shumë sesa për të njëjtën periudhë në vitin 2020. Ndërsa, shuma rritet për shkak të vizitave dhe festave të fundvitit.

Numri i bashkatdhetarëve që kanë hyrë në Kosovë më 2021 vlerësohet të jetë mbi 1.5 milion.

“Gjatë vitit (2021) ne presim një rritje prej 2 miliardë eurove, duke përfshirë remitencat dhe shpenzimet të cilat bëhen në Kosovë, pra 1 miliard e më shumë kanë me qenë remitenca dhe pjesa tjetër kanë me qenë shpenzime të cilat bëhen nga bashkatdhetarët në momentet kur frekuentojnë vendet e tyre amë, qoftë periudhën verore e po ashtu edhe në festat e fundvitit në dimër. Ne e dimë që shpenzimet janë të ndryshme e po ashtu, shpenzimet diasporës përbëjnë një kategori tjetër të të ardhurave në Kosovë. Këto të hyra janë të rëndësishme për buxhetin e Kosovës, duke ditur se buxheti i Kosovës është vetëm 2.7 miliardë euro gjë që tregon se të ardhurat e diasporës po e mbërrijnë atë shifër dhe jemi me fat që kemi atë shifër”, thotë Mjeku për KosovaPress.

Sipas Mjekut, çdo bashkatdhetarë shpenzon mbi 2 mijë euro në muaj, në Kosovë.

“Nëse shikojmë një mesatare është mbi 2 mijë euro gjatë një muaj për person, duke llogaritur që i lë diaspora”, thotë ai

Profesoresha universitare Albulenë Kastrati thotë se trendi rritës i remitencave për 2021 tregon që ekonomia e Kosovës, ende nuk është rikuperuar nga pandemia.

“Fakti që ne po vazhdojmë të pranojmë kaq shumë remitenca, madje me trend rritës dhe përshpejtues, tregon që ne si ekonomi, akoma nuk jemi rikuperuar nga efektet pandemike, kjo është e para. E dyta, është që remitencat e ndihmojnë shumë konsumin, ushqimin, veshmbathjen dhe shërbimet mjekësore. Mirëpo, siç e dimë një pjesë e këtij financimi të konsumit prej remitencave shkon direkt në financimin e importit apo mallrave që i blejmë nga jashtë, që është një efekt negativ për shkak se importi po na ndikon të rrisim deficitin tregtar. Edhe efekti i dytë negativ, është se remitencat pak destabilizojnë tregun e punës në Kosovë, edhe ashtu jo fortë të balancuar, për shkak se remitencat në një farë mënyre i dembelojnë pak ata”, thekson ajo.

Sipas Kastratit, Qeveria nuk duhet të lavdërohet me rritjen e remitencave.

“Nuk besoj se remitencat janë diçka që duhet të lavdërohet shteti, qeveria, ose cilido shtet tjetër. Natyrisht se remitencat janë të mirëseardhura sidomos në kohë krizash, sidomos me të ardhura të ulëta sikur ne, Kosova. Normalisht që remitencat janë edhe një indikator që popullata ka nevojë për financim, edhe atë bazik”, thekson Kastrati.

Tags: kosovareMergata
ShareTweetShare
Previous Post

E pyesin për Tom Cruise, Nicole Kidman shpërthen ndaj gazetares

Next Post

“Nuk ka ditë pushimi”: Theo, Tomori e Diaz stërviten në ditën e lirë të Milan (Foto)

Next Post
“Nuk ka ditë pushimi”: Theo, Tomori e Diaz stërviten në ditën e lirë të Milan (Foto)

“Nuk ka ditë pushimi”: Theo, Tomori e Diaz stërviten në ditën e lirë të Milan (Foto)

Lajmet e fundit

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Moti sot: Me vranësira dhe intervale me diell

Më shumë vranësira të mërkurën, me rrebeshe e bubullima

20/05/2025
Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

Lihet i lirë kosovari që ka therur dy të rritur dhe një fëmijë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.