Ndër anëtarët e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje që u larguan të fundit në VV ishte Shpend Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës, nuk ka pranuar të flasë për mundësinë që t’i bashkohet një subjekti të ri.
Por, një gjë të tillë e ka zbuluar ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, që po ashtu ka edhe lidhje familjare me Ahmetin.
Në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit, Ymeri ka pranuar se Ahmeti do të jetë pjesë e partisë së re.
“Natyrisht se po. Kemi takime të shpeshta e të rregullta. Besoj se kur të formohet subjekti, Shpendi do të jetë pjesë e tij”, deklaroi Ymeri.