Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar taksën në Rrugën e Kombit të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.
Nëpërmjet llogarinsë së tij në rrjetin social Twitter, Ahmeti e ka arsyetuar vendimin e marrë nga Qeveria e Ramës.
“Në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysmë Publike”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
“Dikush duhet të paguajë mirëmbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës. Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, taksën prej 10 euro, vajtje-ardhje të vendosur nga Shqipëria, e kanë kundërshtuar politikanë e shoqëri civile në Kosovë.