Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të zjarrvënies, që dyshohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Njësiti i Hetimeve të Fushë Kosovës, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, po kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit së Florent Bunjakut.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com.” – thuhet në njoftim.
