GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas zjarreve në Los Angeles

08/01/2025
në Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas zjarreve në Los Angeles
Share on FacebookShare on Twitter

Një zjarr është përhapur me shpejtësi në Los Angeles, duke shkatërruar shtëpi dhe duke shkaktuar kolona të gjata teksa 30.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen, pasi shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar shumicën e zonës metropolitane.

Të paktën 1.182 hektarë në zonën mes Santa Monikas dhe Malibusë janë djegur, thanë zyrtarët, të cilët kanë paralajmëruar për rrezikun e madh nga zjarri ekstrem i cili po përhapet nga erërat e fuqishme, pas një thatësie të madhe.

Teksa zjarri po përhapet, zyrtarët kanë paralajmëruar se erërat do të vazhdojnë ta përkeqësojnë situatën, duke rritur shqetësimet se edhe më shumë lagje do të mund të detyrohen që të evakuohen.

Dëshmitarët kanë thënë se një numër i shtëpive janë djegur, si dhe vetura, teksa njerëzit janë evakuuar.

“Jemi me fat që deri më tani nuk kemi raportime për të lënduar”, tha shefi i zjarrfikësve në Los Anxhelos, Kristin Crowley, duke shtuar se më shumë se 25.000 persona në 10.000 shtëpi janë të kërcënuar nga zjarri.

Zjarrfikësit dhe avionët janë përfshirë në përpjekjet për të shuar flakët, të cilat kanë kapluar shtëpi, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat.

Zjarri është përhapur edhe në afërsi të kanionit Topanga. Po ashtu është përhapur edhe në Getti Villa, ku gjendet një muze me vepra të çmuara arti.

Vetëm një rrugë lidh kanionin me zonën bregdetare dhe vetëm një autostradë që mund të përdorin njerëzit për evakuim dhe kjo ka bërë që të krijohen kolona të gjata dhe që njerëzit të largohen edhe në këmbë.

Para se zjarri të niste, Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit, lëshoi një paralajmërim për kushte ekstreme të zjarrit për shumicën e territorit të Los Anxhelosit, duke parashikuar erëra nga 80 deri në 130 kilometra në orë.

Për shkak të mungesës së reshjeve të shiut, kushtet atmosferike janë “shumë të këqija”, tha zyra në Los Anxhelos e Shërbimit Kombëtar të Motit.

Guvernatori Gavin Newsom, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, tha se ka dislokuar personel, zjarrfikës dhe avionë edhe në pjesë të tjera në jug të Kalifornisë për shkak të rrezikut se zjarri mund të përhapet edhe më gjerësisht në rajon, raporton REL.

“Shpresojmë që të jemi gabim, por ne presim që të ketë edhe vatra të tjera zjarri”, tha Newsom gjatë një konference për media.

Një vatër e re zjarri u përhap në Pasedena, duke shkatërruar 80 hektarë, thanë zyrtarët.

Për shkak të erërave të fuqishme, avioni i presidentit Joe Biden u detyrua të ulej në Los Anxhelos. Ai ishte paraparë të merrte pjesë në një ngjarje në Kaliforni, por ngjarja u shty për një datë tjetër, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Përmes një deklarate, Biden tha se ka ofruar ndihmën federale në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në Los Anxhelos.

Shkencëtarët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po bëjnë që ngjarje të motit ekstrem të jenë më të shpeshta, më intensive dhe të zgjasin më shumë.

Tags: Evakuohen 30 mije personashbaZjarri ne Los Angelos
ShareTweetShare
Previous Post

Bajrami: Kurti shpërndau 220 kontrata punësimi, duke e shndërruar një ndërmarrje publike në instrument të fushatës së tij zgjedhore

Next Post

Tefik Mustafa ish-ushtari i UÇK-së që vazhdon të mbahet në burgjet serbe

Next Post
Tefik Mustafa ish-ushtari i UÇK-së që vazhdon të mbahet në burgjet serbe

Tefik Mustafa ish-ushtari i UÇK-së që vazhdon të mbahet në burgjet serbe

Lajmet e fundit

Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë

09/05/2025
Bizneset e Kosovës i kërkojnë ZRrE-së ta pezullojë vendimin për daljen në tregun e lirë

Bizneset e Kosovës i kërkojnë ZRrE-së ta pezullojë vendimin për daljen në tregun e lirë

09/05/2025
Trump sinjalizon tarifa 80% ndaj Kinës, tregtia globale përballë një kthese të re

Trump sinjalizon tarifa 80% ndaj Kinës, tregtia globale përballë një kthese të re

09/05/2025
I shtrirë nga aksidenti, lajmërohet Osman Azemi

I shtrirë nga aksidenti, lajmërohet Osman Azemi

09/05/2025
E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

09/05/2025
Moskonstituimi Hamiti: Dëshmi e dështimit të VV’së

Moskonstituimi Hamiti: Dëshmi e dështimit të VV’së

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Vdes gruaja pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

Raportohet për therrje me thikë mes disa të rinjve në Podujevë

09/05/2025
Bizneset e Kosovës i kërkojnë ZRrE-së ta pezullojë vendimin për daljen në tregun e lirë

Bizneset e Kosovës i kërkojnë ZRrE-së ta pezullojë vendimin për daljen në tregun e lirë

09/05/2025
Trump sinjalizon tarifa 80% ndaj Kinës, tregtia globale përballë një kthese të re

Trump sinjalizon tarifa 80% ndaj Kinës, tregtia globale përballë një kthese të re

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.