Një prej ish-banoreve më të komentuara të Big Brother VIP Kosova mbetet Shota Baraliu.
Ndonëse ka javë që u eliminua, Shota po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me deklarata për banorët që ende janë pjesë e BBVK.
Edhe së fundmi,e ftuar në emisionin “Big Talk Kosova”, Shota ka bërë një tjetër deklaratë për Xhuli Nurën.
Baraliu tha se ka pritur që Xhuli të ishte e afërt me banorin e ri të shtëpisë së famshme, Atdhe Xharavina.
Ajo u shpreh se të njëjtën gjë në fillim Xhuli kishte tentuar të bënte edhe me reperin, Getinjo.
“Në fillimet e para ajo ka dashur të lidhet me Getin. Në momentin që e pa që Geti nuk po merret me të, ajo veç ka pritur hyrje të reja. Unë e njoh Xhulin, nga jashtë jo, por vetëm kam dëgjuar fjalë për të. Edhe ditën e parë si erdhi ju gjujtë Atdheut, e dita, si ka hy Atdheu e dita direct”, u shpreh Shota.
Kujtojmë që Shota dhe Xhuli kishin disa herë debate të forta brenda Big Brother VIP Kosova dhe kjo hatër-mbetje ka vazhduar edhe pas largimit të aktores.
Ndërkohë, tashmë Xhuli duket se ka nisur një romancë me Atdhen, me të cilin së fundmi kanë ndarë edhe momente intime, puthje e përqafime.