Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, nuk ka strategji dhe as plan sa i përket aplikimit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ministrja Gërvalla-Schwarz sot raportoi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës.
Ajo aty foli për çështjen e njohjeve, raporteve bilaterale dhe anëtarësimeve të Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.
Megjithatë, Shoshi-Musliu i tha se krejt këto tema rezultatin e kanë zero.
Sipas Shoshit, një gjë e tillë është goxha shqetësuese.
“Folët për njohje, anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Të gjitha që i përmendet rezultatin e kanë zero. Kjo është mjaft shqetësuese sepse kjo fol që ne nuk kemi pasur politikë të jashtme. I keni pesë vende që nuk na njohin. S’e ke bërë asnjë avancim ta ndalësh Spanjën një ditë pasi dorëzimit të aplikimit mos të del kundër”, tha ligjvënësja opozitare gjatë komisionit.
Gjithashtu ajo e kritikoi atë për mos-transparencë sa i përket politikës së jashtme.