GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Shoqatat e kategorive të dala nga lufta “mbahen” peng nga kryetarët e vjetër

28/02/2025
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Shoqatat e kategorive të dala nga lufta “mbahen” peng nga kryetarët e vjetër
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet janë mekanizëm i zakonshëm, i patjetërsueshëm, në vendet demokratike.

Përmes këtij procesi grupet shoqërore apo komunitetet e caktuara vendosin për udhëheqësit e tyre. Zgjedhin ata që besojnë se do t’i përfaqësojnë më së miri interesat e tyre.

Kështu natyrshëm funksionojnë demokracitë.

Por, kjo nuk vlen për pozitat udhëheqëse të organizatave që përfaqësojnë një pjesë shumë të ndjeshme të shoqërisë: kategoritë e dala nga lufta.

Dy shoqata të kategorive të dala nga lufta, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve, i kanë shpërfillur të gjitha parimet e demokracisë dhe të statuteve që i kanë miratuar vet. Aty, kuvendet zgjedhore nuk janë zhvilluar me vite të tëra.

Shoqatën e Invalidëve të Luftës e udhëheq prej vitit 2011, Fadil Shurdhaj. Ai e mban këtë post tash e 14 vjet dhe data e kuvendit të ri zgjedhor në këtë shoqatë duket të jetë e diskutueshme.

Por, Shurdhaj i di mirë parimet e demokracisë. Vetëm se nuk i zbaton ato.

Në një bisedë telefonike me Paparacin të premten, ai shpjegoi se kryetari i shoqatës zgjidhet nga kuvendi pas një ndarje të degeve, ku dega ka tre delegatë që votojnë për kryetarin.

Ndërrimi i kryetarëve, shpjegoi ai, ndodh çdo 4-5 vjet, ose “më shpesh në varësi të situatës”.

Megjithatë, ky vit është përmendur si vit zgjedhor për shoqatën, edhe pse zgjedhjet e fundit u mbajtën para pesë vitesh.

Me një situatë të tillë po ballafaqohet edhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, një organizatë tjetër e rëndësishme që përfaqëson kategoritë e dala nga lufta, e cila drejtohet tash e gati 20 vite nga Xhavit Jashari.

Jashari, i kontaktuar nga Paparaci të premten, nuk preferoi të jepte përgjigje për organizimin e brendshëm dhe mungesën e transparencës në zgjedhje të tij dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë.

Ai i sugjeroi mediumit që për këtë çështje të drejtohet te Shoqata e Invalidëve të Luftës.

Që nga viti 2002 në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), janë regjistruar disa kategori të luftës dhe të gjitha marrin pensione. Ato marrin financime nga Buxheti i Kosovës dhe kanë zyra në të gjitha komunat e Kosovës ku e ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Tags: kryetaretpengShoqatat e kategorive të dala nga lufta
ShareTweetShare
Previous Post

Kryeinspektori i AKI-së ftohet në Prokurorinë Speciale

Next Post

Ndërtohen tri rezervuare të naftës në oborr të banesave – Kush e përcakton rrezikshmërinë?

Next Post
Ndërtohen tri rezervuare të naftës në oborr të banesave – Kush e përcakton rrezikshmërinë?

Ndërtohen tri rezervuare të naftës në oborr të banesave – Kush e përcakton rrezikshmërinë?

Lajmet e fundit

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

Çka i duhet Napolit për ta fituar titullin e Serie A këtë sezon?

18/05/2025
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.