GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Shoku i qelisë tregon për torturat që bëheshin ndaj Ukshin Hotit

16/05/2023
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Kulturë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Shoku i qelisë tregon për torturat që bëheshin ndaj Ukshin Hotit
Share on FacebookShare on Twitter

Më 16 maj të vitit 1999, në rrethana ende të pandriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.

Shoku i tij i qelisë, Isak Shabani tregon për përjetimet e Hotit brenda burgut.

“Ai ishte një shembull i mirë me veprimtarinë e tij atdhetare e mendimin e tij të ndritur intelektual”.

Kështu e kujton Isak Shabani, në 24-vjetorin e zhdukjes, shokun e tij të qelisë, Ukshin Hoti.

Edhe pse në burg, Shabani thotë se ka pasur fatin ta njohë nga afër Hotin duke qëndruar nëpër qelitë e burgut të Mitrovicës, Nishit dhe Dubravës.

“Fatkeqësisht kam pasur fatin ta takojë në burg, kurse fatmirësisht kom pasur fatin ta njohë për së afërmi duke qëndruar nëpër qelitë e burgut së bashku”, ka thënë ai.

Shabani për Radio Dukagjinin ka thënë se Ukshin Hoti gjithmonë ka qëndruar stoik dhe asnjëherë nuk është përkulur para gardianëve kur e maltretonin atë dhe të burgosurit e tjerë.

“Kemi përjetuar ato torturat shtazarake nëpër burgjet serbe, kur na kanë sjellë në burgun e Nishit, kanë qenë dy kordona, që mesin e atyre kordonave është dashur me depërtu të gjithë të burgosurit politik që ishim aty. I vetmi ishte Ukshin Hoti i cili nuk e ka përkul kokën fare, domethënë nuk e ka mbrojtur as kokën po ka qëndruar vertikalisht. Na ka befasuar me qëndrimin e tij, duke ditur qëndrimin e tij, intelektualin e tij, na ka dhënë shpresë e motiv, kjo ishte diçka që do të mbetet e paharruar”, ka thënë Shabani.

Shabani, tregon se Hoti gjithmonë ka pasur torturë më të veçantë nga gardianët, sidomos torturë psiqike.

Për herën e fundit me shokun e qelisë, u takuan më 16 maj 1999.

“Fatkeqësia më e madhe ishte që më 16 maj 1999 ka qenë ditë e diel. Erdhën gardianët që e morën nga burgu ku qëndronte me ne. Për ne ishte befasi se mendonim që do ta lironin të hënën se të dielën ishte pushim, nuk punonte asgjë. Por, ne të burgosurit na ka lënë shumë me shpresa, shpresa na ka mbajt, se ne shpresonim që atë ditë kur e kanë marr profesorin e nderuar, kemi menduar që mos ka ardhur një organizatë joqeveritare humantiare dhe e ka tërhequr parakohe, por më vonë e kemi kuptuar që kjo nuk ishte e vërtetë ata e kishin marrë dhe fatkeqësisht nuk dihet për fatin e tij”, ka thënë ai.

Tags: 1999BurgIsak ShabanitorturëUkshin Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

Belgjika së shpejti ngre në ambasadë nivelin e përfaqësimit diplomatik në Kosovë

Next Post

24 vite pritje, shpresë e mallëngjim përvëlues për Mr. Ukshin Hotin

Next Post
24 vite pritje, shpresë e mallëngjim përvëlues për Mr. Ukshin Hotin

24 vite pritje, shpresë e mallëngjim përvëlues për Mr. Ukshin Hotin

Lajmet e fundit

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

Clinton reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar

19/05/2025
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore

19/05/2025
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.