Ish-anëtari dhe financuesi i VV-së, Florin Krasniqi, ka shokuar me deklaratat e tij për ish partinë e tij.
Krasniqi në një moment duke folur për aktvistët dhe zyrtarët e VV ka thënë se ka pas persona që kanë lënë femna shtatëzanë, e kanë vjedh kerre. “Kanë lanë shtatëzanë femna, e kanë vjedh kerre”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, tani ata zyrtarë kanë pozita shumë të larta në Qeverinë e Kosovës.
Ish deputeti Krasniqi ka thënë se ka qenë ai që ka paguar nga paga e tij Dejona Mihajlin, ndërsa sipas tij ajo do të duhej të hetohej pasi si ka mundur të mbajë kontrollin mbi Kuvendin dhe Qeverinë.
Ai ka thënë se Mimozën Kusarin nuk mund ta shkarkojë sepse ia ka nxanë dikun “bishtin me rrotë” kryeministrit