Njësiti policor ka ndaluar një automjet në Prishtinë dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferit janë gjetur nëntëmbëdhjetë qese me marihuanë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Hollger Petersen”.
I dyshuari ka deklaruar se substancat narkotike i ka blerë nga një person tjetër.
Policia ka bastisur shtëpinë e personit të cilin e ka përmendur i dyshuari, ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me tre fishekë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërkaq pas intervistimit janë liruar me urdhër të prokurorit.
“Rr. Hollger Pedersen, Prishtinë 26.12.2021 – 20:31. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferi mashkull kosovar janë gjetur nëntëmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike Marihuanë. Sipas tij substancën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të dytë dhe është konfiskuar në armë zjarri me tre fishekë. Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.