Dje në Bërnjak gjatë kontrollit të një automjeti me targa srbe kanë gjetur 11 mijë e 300 euro në kartëmonedha dhe 79 mijë e 780 dinarë të Serbisë në kartëmonedha.
Rasti ës htë duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës.
“Me datën 27.04.2025 rreth orës 12:55 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët policorë kufitarë, në bashkëpunim edhe me zyrtarët doganorë, kanë realizuar një kontroll të përbashkët, me ç’rast gjatë kontrollit në një automjet me targa serbe me drejtues shtetas të Serbisë, janë gjetur 11.300 (njëmbëdhjetëmijë e treqind) euro në kartmonedha dhe 79.780 (shtatëdhjetë e nëntëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë) dinarë të SRB-së në kartmonedha (rreth 678 euro sipas kursit zyrtar) të padeklaruara. Rasti është duke u trajtuar në procedurë të mëtejme për kundërvajtje doganore nga ana e Doganës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Policisë./ Gazeta Papirus/