Ish-deputeti, Shkumbin Demaliaj i cili ka qenë në Komisionin Verifikuese për çështjen e veteranëve ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratën e tij se nuk janë më shumë se 20 mijë veteranë.
Demalijaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 e akuzon Kurtin se ai po gënjen sa i përket këtyre shifrave, teksa shton se numri i vërtet i veteranëve është 43 mijë.
“Zotëri Kurti po rren…Me UCK-në, Albin Kurti s’ka të bëjë kurgjo. Nuk janë 60 mijë veteranë. Janë 43 mijë veteranë. 37 mijë marrin pensione. Pra nuk është e përafërt shifra me atë që flet Kurti. Është në pytje paga minimale. Ky është dorëzu, nuk është ka munet mo kerkun, sot e ka marrë krejt qeverinë e kanë dalë nëpër Evropë”, tha Demaliaj.
Ai po ashtu thotë se Kurti i ka ofenduar vlerat e muajit mars, ndërsa thotë se kryeministrit Kurti i ka mbetur vetëm vlera e UÇK-së pa e ofenduar.
“Në këtë periudhë, kur i kemi datat e marsit, ky mundohet me mbyll marsin duke i ofendu këto vlera. E vetmja gjë që ka mbet pa e ofendu ky është vlera e UCK-së”