Vedrana Rudan, një nga shkrimtaret më të njohura kroate, ishte e ftuar në programin e mëngjesit “Novo Jutro” në TV Pink, i cili është raportuar se kontrollohet nga partia Vuçiq.
Shkrimtarja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit, por ajo nisi të flas pas përfundimit të fjalimit të presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili u shfaq drejtpërdrejt në emision nga “Panairi i Veturave”.
“Kur ajo thotë diçka, ritregohet me ditë të tëra, mendimi i saj është shumë i drejtpërdrejtë”, e prezantoi të ftuarën drejtuesja e shout televiziv.
Ajo i përmbushi pritshmëritë dhe e arsyetoi prezantimin edhe kësaj radhe, e cila menjëherë u shpreh e “pakënaqur” pasi është dashur të pres përfundimin e spektaklit të presidentit serb, raporton nova.rs.
“Mirëdita, faleminderit për ftesën, më vjen mirë që pritëm përfundimin e fjalimit të Kim II Vuçiqit. Si filloi, mendova se nuk do të arrija në promovimin e orës 18:00. Këtë herë (presidenti) ishte i shkurtër, rreth 3 orë”, ironizoi ajo.
Mikpritësit dukej sikur nuk ndiheshin rehat pas deklaratës së shkrimtares dhe me vështirësi buzëqeshën.
Ndryshe, Vuçiq zyrtarisht hapi “Panairin e Veturave”, e më pas në mënyrën e tij iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe temave të mundshme. /Gazeta Papirus/