Numri i të vdekurve nga zjarri që përfshiu një hotel në një resort të njohur dimëror në Turqi, ka shkuar në të paktën 66.
Kështu ka njoftuar ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
Ai tha se të paktën 51 persona të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Grand Kartal në vendpushimin e Kartalkaya në malet Bolu në veriperëndim të vendit.
“Jemi thellësisht të pikëlluar. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë nga zjarri që shpërtheu në këtë hotel”, tha Yerlikaya.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh, thanë zyrtarët.
Shkaku i zjarrit po hetohet.