Shpejtim Veselaj, nga Suhareka kishte udhëtuar nga Kosova për në Holandë për t’i dalë në mbrojtje ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.iftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka treguar se pse ka shkuar deri në Hagë.
Ai ka thënë se me shkuarjen e Thaçit në Hagë, ai ka konsideruar se Kosova është në rrezik.
“Unë jam përkrahës i PDK. Përkrahi të gjithë çlirimtarët, nuk më bënë përshtypja çfarë partie përfaqësojnë. Unë kam shkuar në Hagë kur e kam dëgjuar në lajme ftesën e presidentit, unë kam menduar se është në rrezik Kosova. Unë jam ideal i UÇK ‘së”, ka thënë ai.
Përndryshe, i pranishëm në emision ka qenë edhe Fitim Krasniqi, simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.
Krasniqi dhe Veselaj kanë debatuar mes vete, secili duke përkrahur subjektet që ata simptatizojnë.
Krasniqi i ka thënë se PDK nuk ka bërë asgjë në 20 vitet e kaluara, derisa ka thënë se Kurtit duhet t’i jepet mundësia për të qeverisur për të shikuar se çfarë po bënë.
Ndërsa, Veselaj e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se e kanë lejuar Vetëvendosjen për të qeverisur, por që kjo e fundit nuk ka punuar.