Analistja Magbule Shkodra ka ngritur pikëpyetje të forta rreth rastit të Dejona Mihalit, e cila, sipas saj, përfaqëson një nga fatkeqësitë më të mëdha të shtetit tonë.
“Si është e mundur që një person i shpallur non grata ka arritur t’i hiqet ky status?
Kush e ka marrë këtë vendim ? Dhe si ky person ka përfituar shtetësinë e Kosovës?”, ka deklaruar Shkodra, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ajo shtoi se ndikimi i Mihalit, ose i një grupi të ngushtë rreth saj, është i dukshëm në fjalimet e qeverisë, duke përfshirë ato të ministres Donika Gërvalla.
“Ngjyra e fjalimeve është e njëjtë – përçarëse, sulmuese dhe ofenduese, tha Shkodra.